Franck Kessie u transferua në verë si lojtar i lirë te Barcelona, por lojtari nga Bregu i Fildishtë po has vështirësi për të fituar një fanellë titullari në mesfushën e skuadrës katalanase.

26-vjeçari ka nisur nga minuta e parë vetëm pesë ndeshje mes kampionatit dhe Champions League, kjo si pasojë e konkurrencës së madhe në repartin e mesfushës te Barcelona. Shumë është folur për një rikthim në Serie A, por karriera e Kessie mund të vazhdojë në Premier League, aty ku e dëshiron Antonio Conte.

Trajneri italian e cilëson përforcimin perfekt për mesin e fushës së Tottenham dhe drejtuesit e klubit londinez kanë përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurosh për kartonin e tij.