Një makinë luksoze është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Raportohet se rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”, në pronësi të shtetasit D. Q.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.