Meri Shehu e ftuar tek “Rudina” tha se kjo javë është një koktej ngjarjesh astrologjike. Astrologia paralajmëroi që të gjithë të kenë kujdes me shpenzimet sepse shumë shpejt mund ta ndjejnë veten bosh.
Meri Shehu: Jo vetëm që është një javë shumë e rëndësishme sepse jemi para festave, para Krishtlindjeve, por kësaj jave kemi evenimente shumë të rëndësishme, planetët bëjnë një koktej shumë të rëndësishëm dhe një nga fenomenet më të rëndësishme është kapërcimi i Jupiterit nga shenja e Peshqve në shenjën e Dashit. Ka qenë gjithë periudhën e verës dhe në vjeshtë në shenjën e Dashit dhe për të gjithë ata që e kanë ndierë energjinë e Jupiterit në Dash do të shikojnë se sa energji do të sjellë ky planet në këtë shenjë, sa vrull, por edhe sa ecuri e cila është e pakontrollueshme.Kjo do të thotë që euforia mund të mbizotërojë dhe kjo mund të na bëjë pak keq në periudhën e festave. Do thoni ju që në periudhën e festave duhet pak eufori, por duhet edhe pak kontroll sepse Jupiteri në Dash është i vrullshëm dhe i papërmbajtur.
Këtë do ta shikojmë dhe këtë periudhë Krishtlindjeje më shumë fat do kenë Dashët që futet Jupiteri, Peshoret, Bricjapët dhe Gaforret. Këto janë 4 shenjat që do marrin më shumë impuls e energji. Gjatë kësaj jave kemi dhe Hënën e re në Bricjap që tenton për çështje ekonomike të mira, por nën ndikimin e Jupiterit shpenzimet do jenë të mëdha, fatale deri diku për të gjitha shenjat dhe ne do shpenzojmë më shumë se sa duhet dhe shumë veta do ta ndiejnë veten shumë shpejt bosh, pa gjë. Ata që kanë punë me kolegë, bashkëpunëtore ose eprorë duhet të kenë kujdes në marrëdhënie sepse Jupiteri në Dash i prish ndonjëherë marrëdhëniet nga sjellja e pakujdesshme sepse të bën euforik dhe mund të thuash një fjalë shumë më të pakontrolluar dhe mund të prishësh një punë apo bashkëpunim.