Doktori i Gert Shehut, 31-vjeçarit që sulmoi Sali Berishën gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, ka konfirmuar për Euronews Albania se ai është i sëmurë.
Ndërsa, kreu i PD-së ka akuzuar se raporti nuk është i vërtetë dhe sulmi është i organizuar nga Edi Rama, mjeku Sadik Lala pohoi se Gerti kurohej te ai dhe kishte rreth 2-3 muaj që nuk shkonte për vizitë.
Mjeku, emri i të cilit u bë me herët me dije në Euronews Albania nga nëna e 31-vjeçarit, tha se Gert Shehu shfaqte vazhdimisht sjellje agresive.
Deklarata e plotë:
Po raporti mjekësor është autentik, është lëshuar nga unë. Gert Shehu është trajtuar nga unë. Nuk ka qenë i rregullt në marrjen e mjekimeve dhe bënte sjellje agresive. Tek unë ka gati 2-3 muaj që s’ka ardhur për vizitë.