Dua Lipa këngëtarja me famë botërore ka marrë sërish vëmendjen e mediave greke.
Në një artikull të publikuar së fundmi filet për arritjet e këngëtares shqiptare me famë botërore.
Deri vonë, emra më të njohur të Shqipërisë ishin aktorët John dhe Jim Belushi.
“Pas vdekjes së parakohshme të vëllait të tij të madh nga droga në vitin 1982, komediani Jim shpesh i është referuar vendit të tij të origjinës”, shkruan media greke.
Duke dëshmuar lidhjen e pathyeshme emocionale me të, ai merrte pjesë herë pas here në aktivitete të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe kontribuoi në aktivitete bamirësie dhe u fotografua me Edi Ramën gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Ndër të tjera, ai e ka përshkruar përvojën e tij si emigrant i gjeneratës së dytë: “Askush në lagjen tonë në Çikago nuk e njihte Shqipërinë dhe kjo më bëri të ndihesha si i huaj”. Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Globalizimi e ka kthyer botën në një vend disi të unifikuar, amerikanët kanë treguar një interes për çdokënd që i kapërcen kufijtë e tyre territorialë dhe Dua Lipa është bërë një yll i klasit të parë i shtrirjes globale.
Pavarësisht moshës së saj të re dhe faktit që ajo ka lindur dhe është rritur në Londër, ylli 27-vjeçar është kthyer në asin e komunikimit të Shqipërisë, duke shërbyer si një ambasadore ideale dhe praktikuese e diplomacisë kulturore.
Ndryshe nga kolegia, këngëtarja Rita Ora, e cila edhe pse e lindur në Kosovë nga prindër shqiptarë, kur u transferua në Britaninë e Madhe dhe filloi karrierën e saj, shmangu zbulimin e vendit të origjinës.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begai i dha shtetësinë shqiptare, duke e falënderuar për kontributin e saj në përhapjen e reputacionit të shqiptarëve ndërkombëtarisht. .
“Është një gëzim i papërshkrueshëm”, është përgjigjur Lipa.
Video dhe foto e shfaqin këngëtaren duke ngritur flamurin shqiptar e veshur me një fustan në ngjyrat e saj u postuan shkurtimisht në Instagramin e saj.
Kështu janë edhe pamjet nga koncerti i fundit i turneut të saj botëror, i cili u zhvillua në sheshin qendror “Skënderbej”, të Tiranës.
“Në këtë mënyrë kam dashur të nderoj festën e Pavarësisë së vendit tim”. Kështu bënë edhe mijëra emigrantë shqiptarë, duke vërshuar rrugët e Londrës dhe duke shkaktuar irritim tek shoferët që mbetën të bllokuar për orë të tëra në rrugë. Ata vazhdimisht u binin borive dhe mbanin flamurin shqiptar.
Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995.
Prindërit e saj kishin emigruar atje. Ata kishin lënë pas Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës.
Mundësitë minimale për avancim dhe izolimi i rajonit më të varfër të ish-Jugosllavisë shkaktuan një valë masive imigrimi.
Prandaj ata kishin një rregull të pacenueshëm: në shtëpi flisnin vetëm shqip. “Shqipja ishte gjuha ime e parë, e flisja në shtëpi dhe anglishtja ishte gjuha ime në shkollë dhe ajo që flisja me miqtë e mi”.