Për herë të parë në historinë e Shqipërisë dy gazeta të mëdha të Gjermanisë i kanë dhënë vëmendje për mirë vendit tonë. Dy gazetat gjermane janë hapur në faqet e para me koreografinë me valle popullore shqiptare, shfaqje e cila u dha para liderëve të BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt një ditë më parë në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e shton se mbresat që janë lenë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë fantastike.

‘Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht.