Argjentina është kthyer të fitojë Kupën e Botës 36 vite nga hera e fundit. Albiceleste ka thyer mallkimin në Katar dhe ka siguruar yllin e tretë në fanellat bardhekaltër.

Një nga yjet që i siguruan triumfin skuadrës së Lionel Scaloni-t kundër Francës ka qenë edhe Paulo Dybala. Sulmuesi i Roma-s ka qendruar në stol pothuajse gjatë gjithë Botërorit, por nuk ka gabuar gjatë lotarisë së penalltive.

Tani, ish-ylli i Juventus-it po kalon pak kohë me familjen para se të kthehet te verdhekuqtë e Jose Mourinho-s. Pualo e ka kaluar Krishtlindjen me familjen në Buenos Aires.

Mbrëmjen e së shtunës, ai ka qenë në shtëpinë e familjes së Oraiana Sabatinit, e fejuara e tij. Dhe ka marrë me vete një të ftuar special: medaljen e artë të fituar një javë më parë në Katar.

Për Dybala, këto janë ditët e fundit të pushimeve. Nuka ka akoma një datë zyrtare për kthimin e tij, edhe pse në Argjentinë thonë se me 28 dhjetor, domethënë 10 ditë pas finales, do të jetë në Romë. Mourinho dhe të gjithë romanistët e presin.