Policia ka nisur verifikimin e të gjithë personave të cilët ishin të parët që ndaluan 31 vjeçarin Gert Shehu i cili goditi me grusht, kreun e Rithemelimit, Sali Berisha.
Mësohet se në një moment të dytë, të gjithë ata të cilët edhe e kanë dhunuar 31 vjeçarin menjëherë pasi ky i fundit u largua me dhunë nga vendi ku ndodheshin protestuesit.
Pas incidentit, 31-vjeçari Gert Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës ndërsa ishte i vetëdijshëm për gjithçka kishte ndodhur. Teksa kryheshin ekzaminimet, nuk tha asgjë tjetër veçse është nga Tepelena dhe jeton në Tiranë. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentët.
Ndër të tjera, ndryshe nga ç’kishin thënë, Sali Berisha që shoqërohej edhe Ilir Meta e mbështetësit e tij nuk kanë tentuar të futen brenda perimetrit të sigurisë në protestën e sotme. Ata kanë ngritur skenën me regji lëvizëse para Hotel Dajtit dhe nuk janë përpjekur të shkojnë para Kryeministrisë.