Trupat e ngrirë të dy foshnjave u gjetën në një frigorifer të enjten, në qytetin Bédoin ( Vaucluse ), në shtëpinë e një gruaje, e cila ndodhet në paraburgim, raportojnë mediat franceze.
Hetimet lidhur me këtë zbulim të rëndë kanë nisur, dhe faktet janë të karakterit kriminal, sipas njoftimit të autoriteteve.
Gruaja e arrestuar në vend, një nënë 41-vjeçare me banim në këtë qytet rrëzë Mont Ventoux, ndodhet në paraburgim nga policia që prej orës 11:00.
Në këtë fazë të hetimit është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe lidhjet e tyre të mundshme mes tyre apo me gruan e arrestuar nga policia.
“Është e vështirë në këtë fazë të jepen detaje, Janë marrë mostra për të mësuar më shumë rreth dy fëmijëve. Autopsia do të na tregojë më shumë” , shtoi prokurori, duke saktësuar se ajo mund të bëhet vetëm brenda “një kohe të caktuar”, sepse janë marrë të gjitha masat për të ruajtur të gjitha provat shkencore”, tha prokurorja Hélène Mourges.