Elvana Gjata ishte e ftuara speciale në “Dancing with the stars” këtë javë. Ajo arriti të elektrizonte të gjithë skenën me performancat e saj, por gjithashtu ishte dhe pjesë e jurisë, ku për herë të parë do të jepte gjykimin e saj për performancat e konkurrentëve.


Duket se të ishte pjesë e jurisë ishte një sfidë shumë e vështirë për këngëtaren, e cila pas përfundimit të spektaklit ka postuar një foto të saj për të treguar gjendjen në të cilën ndodhej. E shtrirë përtokë me fustanin e saj të kuq Elvana shkruan: Unë mbasi provova jurinë e “Dancing with the Stars”