Barcelona nuk e ka mbyllur siç duhet vitin 2022. Skuadra e Xavi-t, në fakt, nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Espanyol-it dhe tani është kapur nga Real Madrid në renditje.
Gjithçka ka filluar mirë për Lewandowski-n me shokë, duke parë se goli i avantazhit ka ardhur pas vetëm shtatë minutash lojë. Autori ka qenë Alonso, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga Christensen.
Në minutën e 73-të ka ardhur kundërpërgjigjja e Espanyol-it, që ka barazuar ndeshjen me Joselu, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë pas penalltisë së fituar nga miqtë.
Situata është ndezur në minutat e fundit të takimit pas dy kartonëve të kuq të marrë nga Jordi Alba në minutën e 78-të dhe nga Vinicius Souza në të 80-ën.
Në minutën e 84-t, edhe lojtarit tjetër i Espanyol, Cabrera, është ndëshkuar me karton të kuq, por që është anuluar më pas pas ndërhyrjes së VAR.
Mbrojtësi i katalanasve ka njollosur ndeshjen speciae duke parë se kjo e sotmja ka qenë ndeshja e tij e 300-të në La Liga me Barcelona-n(e 277-ta si titullar). Vetëm 11 lojtarë e kanë arritur më parë këtë shifër me ekipin blaugrana.