President i Këshillit Evropian, Charles Michel është shprehur se mbatja e samitit të BE në Tiranë është një takim i rëndësishëm simbolik dhe tregon angazhimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Do të jetë një takim i rëndësishëm simbolik, hera e parë që e mbajnë samitin këtu. E ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor në BE, do nënshkruajmë marrëveshje për tarifat roaming. Ky është hap i rëndësishëm, Gjithashtu edhe mbështetja për Ballkanin Perëndimor për krizën energjetike, tregon angazhimin tonë për të forcuar bashkëpunimin me rajonin. Është një moment i rëndësishëm. Kjo është një etapë konkrete e afrimit me rajonin”, tha Charles.