Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se Evropa nuk është e fortë për t’i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës vetë dhe i është dashur të ketë mbështetjen e SHBA-së.
Gjatë një vizite në Australi, ajo nënvizoi se mbrojtja e Evropës duhet të forcohet, shkruan BBC.
“Duhet të jem shumë e sinqertë me ju, Europa nuk është mjaft e fortë tani. Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”, u shpreh kryeministrja e finlandeze.
SHBA është deri tani ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Që nga fillimi i luftës në shkurt, ajo ka dhënë 18.6 miliardë dollarë (17.7 miliardë euro; 15.2 miliardë £) në mbështetje, njoftoi muajin e kaluar Dhoma e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar.
Donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, thotë Instituti Kiel për Ekonominë Botërore.