Në emisionin “Shqip” në Dritare Tv, i ftuar në bisedë me Dritan Hilën ishte i ftuar Fatos Klosi.
Biseda në pjesën e parë është ndalur tek sulmi që ju bë Berishës në 6 dhjetor, ku një person e qëlloi me grusht. Klosi analizoi se Berisha korri atë që ka mbjellë, por nuk beson se ky sulm ka qenë i organizuar.
“Berisha i ka rrahur të tërë, Servet Pëllumbin, Arben Imamin, Ndre Legisin, Edi Ramën e bëri për spital.
Nanon nuk e rrahu, por e futi në burg.
Nuk kishte vend për trazira. Ishte një ngjarje që ndodhi me Berishën i rrethuar nga një numër i madh badigardësh. Më vjen keq që ndodhi. Ai korri atë që mbolli. 30 vjet e ka bërë këtë gjë. Ky ishte një incident që ndodhi papritur.
I pyetur nëse do ta përdorë këtë ngjarje, Klosi tha se Berisha asgjë nuk ka zgjidhur punë me dhunën. “Ja ku është”, tha ai.
“Nuk është më aq kollaj të bëhen veprime të tilla për të përfituar. Mediat u morën me Berishën dhe e harruan Samitin.”