Shqiptarët tashmë e kanë kthyer në traditë udhëtimin jashtë vendit për festat e fundvitit. Ky vit ka edhe më shumë fluks pasi nuk ka asnjë kufizim pandemie e sipas operatoreve turistikë destinacionet janë që nga Rajoni e deri në vendet më të largëta.

E pavarësisht rritjes së çmimeve në përgjithësi, nuk mungojnë qytetarët që kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e fundvitit në destinacione luksi

“Mund të ketë destinacione të tilla të organizuara afër siç është Mali i Zi që ka oferta për 2 netë të gjitha të përfshira 189 euro ku përfshijnë edhe koncert, muzik live dhe all inclusive deri në Dubai me kroçere që shkon gati 1200 euro të përfshirë udhëtimin, kroçeren, 3 vaktet në kroçere apo dhe vizitat e ndryshme që bëhen në Dubai, Abu Dhabi me kroçere” – thotë një operator turistik për Tv Klan.

Ndër të tjera operatorët turistikë theksojnë se shqiptarët kryesisht kanë zgjedhur paketa turistike 3-4-ditore shumë më herët se një vit më parë për të përfituar nga çmimet e favorshme.