Tifozët e Argjentinës pa bileta po vërshojnë në Katar pasi ‘Presidenti i FA inkurajoi udhëtimin mes thashethemeve se FIFA shet vende shtesë në Kupën e Botës’.

‘Lusail’, me një kapacitet prej 80.000 vendesh është stadiumi që do të mirëpresë finalen

Megjithatë, tifozët e futbollit po përballen me mundësinë që të paguajnë deri në 6 mijë euro për të parë kërcimin e fundit të Lionel Mesit në Katar – pasi ka njerëz që po përpiqen të shesin biletat deri në katër herë më shumë se vlera e tyre fillestare.

Kapiteni i Argjentinës ka konfirmuar se finalja e Kupës së Botës të së dielës do të jetë ndeshja e tij e fundit në këtë turne, çka e ka rritur ndjeshëm çmimin për një ulëse në “Lusail Stadium”.

Përballja do të zhvillohet të dielën në impiantin ultramodern që ka një kapacitet prej 88,966 – por shumë më tepër se kaq do të shpresojmë të gjejmë një mënyrë për të qenë atje.

Biletat janë shitur zyrtarisht për momentin, por e përditshmja argjentinase “Clarin” ka raportuar se FIFA mund të vendosë 10,000 bileta në treg që janë kthyer nga federatat e ndryshme.

Çmimi fillestar i një bilete për finalen varion nga rreth 496 paund deri në 1320 paund, por shitja e biletave ka bërë që sportdashësit të detyrohen të sfidojnë xhepat për të siguruar praninë në finale.