Janë gjetur fishekzjarrë kapsolla dhe produkte të tjera ushqimore të kontrabanduara në 3 subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, të cila janë sekuestruar, ndërsa 3 persona janë vënë nën hetim.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të shtetasit M. H., 52-vjeç u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (kapsolla dhe fishekzjarrë).

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 supermarkete, në pronësi të L. M., 31-vjeç dhe I. M.,58-vjeç u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (fishekzjarrë) dhe produkte të tjera ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.

Të tre pronarët e subjekteve u vunë nën hetim për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.