Pas fitores së Francës në përballjen me Marokun, ka pasur trazira mes tifozëve në Montpellier për rezultatin e gjysmëfinales të Kupës së Botës. Mes turmës, një djalë rreth 14 vjeç është goditur nga një makinë. Ai u transferua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë.
Automjeti është gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe policia ka nisur hetimet. Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin e tij pranë vendit të ngjarjes.
Ndërkohë trazira kishte edhe në Paris e Bruksel, ku ka ndërhyrë policia për të shpërndarë turmat. Rreth 10,000 policë shtesë ishin vendosur në të gjithë Francën për të “siguruar që ndeshja të mbetet një festë”, tha të martën ministri i brendshëm Gerald Darmanin. 115 arrestime u bënë në zonën e Parisit, njoftoi policia të enjten pak para orës 1 të mëngjesit.