Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në spitalin e Pejës ku një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur me çarçafët në lavatriçe. Denoncimin e kanë bërë familjarët, të cilët kanë kërkuar trupin e pajetë dhe nuk kanë munduar ta merrnin për t’i kryer nderimet e fundit.
Për rrjedhojë, janë pezulluar nga detyra shtatë punonjës të spitalit. Ndërkohë, babai i fëmijës ka folur pas kamerave për Klan Kosova duke thënë se foshnja vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve.
“Menjëherë një ditë pasi ka ndodhur rasti kanë shkuar tek reparti i Gjinekologjisë, mirëpo stafi ka hezituar t’ua jap foshnjën. Nuk është se kanë pasur ndonjë arsye se pse nuk po e japin foshnjën. Foshnja ka përfunduar në lavatriçe. Krejt mbetjet që i kemi marrë kanë qenë të tmerrshme. Bëhet fjalë për neglizhencë të mjekëve. Lindja e gruas ka qenë e rregullt”, ka thënë ai.