Dëshironi të udhëtoni nga Nju-Jorku në Los Anxhelos në vetëm tri orë e gjysmë? Nëse po, atëherë mendohuni mirë, pasi do t’ju kushtojë më shumë se 30 mijë dollarë. Bëhet fjalë për aeroplanin e biznesit “Global 7500” të Bombardier, avioni privat më i madh dhe më i gjatë në botë.

Ai përmban katër zona të veçanta të jetesës, duke përfshirë një dhomë takimesh, dhomë ngrënie, dhomë argëtimi dhe dhomë gjumi. Në të mund të akomodohen rehat 19 persona dhe të flenë 8. Avioni privat gjithashtu përmban një galeri masive me furra me mikrovalë, makina ekspres dhe ruajtje të ftohtë.

Me një distancë prej 8860 miljesh dhe deri në 14 orë, fluturimet nga Nju-Jorku mund të arrijnë deri në Londër, Moskë, Dubai dhe Nju-Delhi. Avioni masiv arrin një shpejtësi maksimale prej 0,925 Mach.

I lëshuar në vitin 2018, avioni që atëherë është quajtur “Ferrari i Qiejve”. Shpejtësia pothuajse supersonike dhe veçoritë ekskluzive kanë tërhequr shumë të famshëm, përfshirë Kylie Jenner.