Një shqiptar, ka ndërruar jetë nga asfiksimi brenda një punishteje për ruajtjen e verës në Itali.

Viktima, raportojnë mediat italiane është 43-vjeçari Dritan Mecaj.

Mecaj jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe punonte për një kohë të gjatë në këtë punishte.

Ai ishte i martuar me një shqiptare dhe ishte baba i një djali 11-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në një punishte vere në Cessalto (Treviso) në via Palù.