Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë sot kishte përsëri aromë Shqipërie, pasi protagonistë kryesorë të sfidës u bënë edhe një herë dyshja Shaqiri-Xhaka. I pari shënoi gol, ndërsa i dyti ishte një lider i vërtetë në mesfushë.

Sigurisht, për këtë paraqitje nuk mund të mungonte as një reagimi shkurtër i Taulant Xhakës, i cili e kishte përjetuar me shumë ankth pragndeshjen. Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka hedhur në rrjete sociale një foto të dyshes Shaqiri-Xhaka pas golit të avantazhit.

“Krenar” dhe e “E kryer” ishin fjalët që shoqëronin postimin e vëllait të madh të Granit Xhakës.