Gjyqtari Andi Ymeri është shkarkuar në procesin e vetingut, për shkak të babait të tij.
Trupa gjykuese konkludoi se Andri Ymeri nuk justifikonte 3 milionë lekë të vjetra të fituara nga babai duke shitur mollë dhe qepë në rrugët e Shkodrës, pasi nuk kishte dokumente të pagesës së taksave.
Ndërkohë në rrjet është duke qarkulluar kjo foto e babait “pasanik” të Andri Ymerit, duke shitur në rrugët e Shkodrës.
Edhe pse i konsideruar si një nga gjyqtarët më të mirë, atë e kanë marrë më qafë qepët dhe mollët e të atit, që i shiste pa faturë.