Antonio Brown ka ndezur rrjetin me një foto të publikoi në rrjetet sociale, për shkak të personit që ndodhet në shtrat.

Në Snapchat, Brown ka postuar një foto në të cilën është fotografuar nën çarçafët e një shtrati me një grua.

Ajo është bjonde dhe megjithëse nuk mund ta shihni fytyrën e saj të plotë, ka ngjashmëri të madhe me ish-bashkëshorten e Tom Brady, supermodelen braziliane Gisele Bündchen.

Menjëherë rrjetet u mbushën me komente në lidhje me foton, ku të gjithë pyesin: A është Gisele në shtrat me Antonio Brown, kolegun e ish-burrit të saj?

“Do ishte çmenduri nëse është kështu siç mendoj unë”, tha një përdorues i Twitter.

Një tjetër shkroi: “Është Megan”, duke iu referuar Megan Eugenio, një personazh i famshëm i Tik Tok që tashmë, e cila e ka mohuar këtë gjë.

“Nuk mund ta besoj që duhet ta them këtë, por kjo nuk jam unë”, shkroi Megan në llogarinë e saj në Instagram.

Një përdorues tjetër shkroi: “Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë. AB dhe Gisele nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë asgjë“, ndërsa një tjetër u përgjigj: “Kjo është në të vërtetë Gisele dhe bota ka shkuar në një univers paralel. Jam i hutuar.”

Një tjetër shtoi: “Vë bast shumë para që është Gisele.”

Ndërkohë nga ana e supermodeles nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këto thashetheme që po qarkullojnë rreth saj.