Një elektriçist ka zbuluar tre hapat e thjeshtë që mund të ndërmerrni për ta mbajtur shtëpinë tuaj të ngrohtë dhe pa shpenzuar më shumë në faturat e energjisë elektrike.

Teksa me kalimin e ditëve dhe javëve, moti do të bëhet shumë më i ftohtë, mund të ndiqni këto këshilla për të maksimalizuar përfitimet që vijnë nga ditët me diell.

David Miloshev, Elektricist i Certifikuar nga Fantastic Services ndau tre këshillat e tij kryesore për “Express” dhe tha se mbajtja e perdeve dhe grilave të hapura ndërsa dielli po shkëlqen drejt dritareve tuaja mund t’ju ndihmojë të mbani shtëpinë të ngrohtë.

Elektricisti tregon se do të përfitoni më shumë nga nxehtësia diellore duke e bërë këtë veprim.

Po ashtu, mbyllja e perdeve dhe grilave pasi të ketë ikur dielli do të ndalojë hyrjen e të ftohtit brenda dhe në ruajtjen e nxehtësisë.

“Mbyllja e perdeve dhe e grilave më pas ndihmon në krijimin e një shtrese të mirë izoluese dhe ju lejon të mbani atë ngrohtësi të lirë që keni mbledhur gjatë gjithë ditës. Perde më të trasha do t’ju ndihmojnë të mbani më shumë nxehtësi, veçanërisht nëse keni dritare të vjetra”.

Këshilla tjetër që zbulon Davidi është të mbulosh çdo cep të hapur që keni brenda shtëpisë dhe që fut të ftohtin brenda.

“Merrni në konsideratë tapa për dyert dhe dritaret tuaja për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit. Izoloni vrimën e çelësit dhe sigurohuni që çdo vrimë tjetër e hapur të jetë mirë e izoluar”

Mund të përdorni dhe një rrobë ose peshqir dhe ta vendosni pranë kornizës së derës për të parandaluar hyrjen e ajrit të ftohtë.

Elektricisti rekomandoi tharjen e rrobave në ambiente të mbyllura, si dhe mbajtjen e derës së banjës të hapur pas dushit.

Elektricisti rekomandoi mbajtjen e temperaturës në shtëpinë tuaj midis 18C dhe 21C.