Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zgjedhur 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Këto vendime u morën në Kuvendin Kombëtar që u zhvillua një ditë më parë, në Ditën e Rinisë.

Në Kuvend të drejtë vote kishin 960 anëtarë, 714 morën pjesë në hapjen e punimeve, të cilët votuan për 260 kandidatë. Prej tyre, u përzgjodhën 150 kandidatë, 35% e të cilëve ishin femra.

Mes emrave, vihen re ai i Fjona Nishanit, vajza e ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani, apo edhe vajza e ish-deputetes Albina Deda, Ada Deda, e cila shpesh herë merr vëmendjen e mediave rozë me pozat “hot”.