Edi Rama është shfaqur mbrëmjen e djeshme në shesh bashkë me të shoqen dhe djalin e vogël Zaho, për të marrë pjesë në një event me makinat e vjetra.
“RETRO anëtarësohet në FIVA (Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike), një moment kulmor për koleksionistët shqiptarë dhe një superbravo për Blend Gonxhen e për skuadrën e DPSHTRR”, shkruan Rama, ndërsa ka ndarë edhe disa foto.
Nga ajo që shihet, ai është kthyer në një “atraksion” për të pranishmit, që kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë një foto me të.