Në gjithë botën kanë nisur përgatitjet për festat e fundvitit, e një ndër to është zbukurimi i qyteteve dhe shtëpive.
As Tirana nuk bën përjashtim. Krahas ndezjes së dritave në pemën e madhe të vendosur në sheshin “Skënderbej”, edhe rrugët dhe godinat kryesore janë zbukuruar nga Dekori i Qytetit, duke i dhënë një atmosferë festive këtyre ditëve të fundit të 2022.