Thashethemet e një marrëdhënieje të saj me Jay Z kanë qarkulluar kohë më parë, por Rita Ora iu rikthye së fundi në intervistën e dhënë për Louis Theroux. Këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh aty prerazi se nuk është ‘Becky With The Good Hair’, duke mohuar kështu pretendimet për një lidhje me bashkëshortin e Beyonces.
Një këngë e kësaj të fundit theksonte se i shoqi e kishte tradhtuar me “Becky”-n dhe asokohe lindën dyshime se femra në fjalë mund të ishte Rita Ora.
Më pas ajo insistoi se kishte publikuar një foto në ‘Snapchat’ , ku shfaqej me bikini me limon, që në fakt sipas saj, ishte totalisht rastësi. Madje, edhe tek gjerdani “J” në foto ishte një “r” që ishte ndryshuar qëllimisht nga dikush tjetër, theksoi Rita.
“Betohem. Dhe nuk ishte një ‘J’ ishte një ‘r’. Ata e rrotulluan dhe dukej si ‘J’, u shpreh këngëtarja. “Ndjehem sikur të gjithë janë të interesuar për jetën time personale, pasi çdo gjë tjetër nuk është mjaft e denjë, gjë që ndonjëherë është zhgënjim sepse kam gjithashtu shumë kredenciale për të ruajtur respektin tim”, vijoi më tej Rita.