Në konferencë ndërkombëtare e donatorëve për Ukrainën të mbajtur në Paris, pjesëmarrësit premtuan mbështetje financiare me vlerë rreth 1 miliardë euro (1.05 miliardë dollarë).
“Kjo kryesisht përfshin ndihmë materiale për të rikuperuar furnizimin me energji dhe ujë, transportin dhe kujdesin shëndetësor, si dhe sektorin e ushqimit”, njoftoi sot ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna.
“Ndihma do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e miliona njerëzve”,tha ajo.
Ndihma emergjente për të ndihmuar Ukrainën gjatë dimrit përfshin gjeneratorë, transformatorë, materiale ndërtimi dhe zjarrfikëse.