Argjentina mundi Francën me penallti në natën e të dielës, duke u shpallur Kampione Bote dhe duke i marrë fronin “gjelave”. Në fund të një ndeshje dramatike, Mesi & Co. ia dolën të bënin të tyren Kupën. Por si zakonisht në raste të tilla, polemikat nuk mungojnë dhe në Francë janë të sigurt se gjyqtari ka gabuar me golin e Mesit. Bëhet fjalë për golin që argjentinasi shënoi në shtesë, kur ia doli të çonte në portë një pasim të Lautaro Martinez, me topin që kaloi vijën fatale mëse mjaftueshëm për t’ia bërë të thjeshtë gjyqtarit Marciniak vendimin. Por gazeta “L’Equipe” bën të ditur se sipas rregullave të lojës, ky gol duhej anuluar.

Shkak për këtë është fakti se në rregullore te IFAB ka të përcaktuar se një gol anulohet nëse në fushën e lojës hyjnë persona të tretë. Kjo e kanë bërë pjesëtarët e stolit të Argjentinës, disa prej të cilëve ishin në fushë në ato momente pasi kishin nisur të festonin që të gjuajtja e parë e Lautaro Martinez që u ndal nga Loris.