Këngëtarja Vida Kunora e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ka treguar në një rrëfim të sinqertë një histori nga jeta e saj ku kishte dyshuar se bashkëshorti i saj nuk ishte treguar besnik.
E pyetur nëse ajo do të ndahej po të zbulonte se bashkëshorti kishte kishte pasur një lidhje 5-vjeçare, këngëtarja tha se familja nuk mund të shkatërrohet për asnjë arsye, ndërsa ë pas ajo rrëfeu për herë të parë një histori gjatë kohës që ishte shtatzënë.
“Kam gjetur dikur në shtëpinë time atlete, vathë dhe fije floku të një femre tjetër dhe në atë kohë kam qenë shtatzënë me vajzën.
Kur e pyeta burrin, ai më tha se nuk do të ma bënte kurrë këtë, dhe u justifikua se në shtëpi kishte ardhur shoku i tij i ngushtë me të dashurën. Unë e besova.
Më bëri komplimente me shumicë dhe ashtu ka ndodhur, ka qenë shoku i tij në shtëpinë tonë.”