Në gjykatën e Apelit ka nisur seanca për statutin e PD. Grupi i Alibeajt ka paraqitur kërkesën për dorëheqjen e gjyqtares Irida Kacerja me pretendimin se cështja mund të paragjykohet. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit. Por trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për në 17 janar.