Autoritetet turke konfirmuan se të mërkurën, Ozturk Yilmaz, kreu i opozitës në Turqi, u sulmua me thikë në selinë e partisë së tij në Ankara, kryeqytetin e vendit.
Mediat e huaja raportuan se një person i paidentifikuar sulmoi Yilmazin me thikë në zyrën e tij në Ankara dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Kreu i opozitës turke ka humbur sasi të konsiderueshme të gjakut pasi u godit tre herë me thikë. Ai u shtrua në një spital të Ankarasë dhe autoritetet turke kanë hapur menjëherë një hetim për sulmin.
Yilmaz njoftoi së fundmi se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale turke të vitit 2023. Muajin e kaluar, ai nënvizoi se donte “të luftonte, të lante hesapet e vjetra dhe të ndryshonte plotësisht sistemin që krijoi presidenti Rexhep Tajip Erdogan”.
Ai e konsideroi këtë si një sulm politik nga presidenti turk, Erdogan.
“Kjo është një çështje politike, jo një çështje gjyqësore. Unë jam këtu, do të vazhdoj edhe më i fortë”, shtoi ai.