Gerti Shehu raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, për momentin paraqitet stabël me dëmtime e hematoma të kockës së hundës.

Agresori i Berishës ka deklaruar se ka dalë nga shtëpia, ka shkuar në xhaminë që ka pranë shtëpisë, e më pas është ulur tek trotuari i Pallatit të Pionerëve.

Ai ka thënë se i është kujtuar djali i dajës së tij Bernard Kacaci, i cili ka qenë punonjës tek demontimi i armëve në Gërdec dhe ka shpëtuar mrekulliasht pasi ka pasur provim atë ditë.

Nëna e Bernardit, mësohet se ka qenë pastruese në banesën e Sali Berishës. Gert Shehu ka një kartelë mjeksore si i sëmurë i shëndetit mendor, për të cilin merr mjekim