Lionel Messi shënoi golin e parë për Argjentinën në finalen e “Katar 2022” kundër Francës. Kapiteni i “Albiceleste” shkon në kuotën e 12 golave të shënuar në Botëror, duke barazuar legjendën Pele.
Ish-sulmuesi i Brazilit ka shënuar 12 gola në Kupat e Botës në 14 ndeshje, teksa Messi këtë kuotë e arrin me 26 ndeshje.