Përfaqësuesi i lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas nisjes së heqjes së barrikadave në Rudarë. Ai ka shkruar se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
“Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirë se vini në lidershipin e përgjegjshëm të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.”, ka shkruar Borrell në Twitter. Ai ka shtuar se tani nevojitet përparim urgjent në dialog.