Mariza Ikonomi shfaqet e zhgënjyer për faktin që nuk mori asnjë çmim në edicionin e këtij viti në “Këngën Magjike”. Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale ajo ka ndarë me fansat zhgënjimin e saj dhe tha se nuk është e sigurt nëse do jetë sërish pjesë e festivaleve, duke treguar që është e pakënaqur nga ky edicion, pasi kënga është pëlqyer nga publiku.
‘Mama’” ishte kënga që unë u paraqita këtë vit në ‘Kënga Magjike’. Misioni im u krye me sukses. Vërtet nuk mora asnjë çmim por ama kam marr votat e zemrave tuaja që në fillimet e karrierës sime e deri më sot me këngën time të fundit. Falë jush publik i dashur unë vazhdoj këndoj sepse ju jeni forca ime më e madhe. Çmimet për mua janë si flluskat e sapunit dhe këtë e kam vërtetuar shumë herët, por të lësh gjurmë me muzikën tënde, tekstet, vokalin është ajo çfarë kam synuar që kur kam marr mikrofonin për herë të parë kur isha vetëm një fëmijë. Prandaj mos u mërzisni për mua se nuk më dhanë atë që meritoja ashtu siç jeni shprehur edhe nëpër mesazhet tuaja sepse mua nuk më kanë identifikuar asnjëherë çmimet që kam marr por jetëgjatësia e këngëve dhe dëshira për t’ju dhuruar një copëz shpirti nëpërmjet muzikës sime. Prandaj edhe ua dhurova këngën ‘Mama’, sepse për mua është vlera më e shtrenjtë dhe nuk ka çmim për të por vetëm dashuri. Nëse do të ketë një festival tjetër këtë nuk ua premtoj dot, por këngë patjetër. Pse jo, një për baballarët kësaj here, se edhe ata i kemi shumë të shtrenjtë”, shkruan ajo në instagramin e saj.