Horoskopi Paolo Fox Dashi: Mos u depresiononi, shumë ndryshime të reja janë afër dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë për ndjenjat tuaja. Puna nuk ju lë të largoheni, por qëndroni të duruar edhe disa ditë.
Horoskopi i Paolo Fox Demi: Emocionet janë ende pak të turbullta, megjithatë gjithçka do të bëhet më e qartë me vitin e ri. Kjo e hënë 12 është një ditë produktive në punë.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Kujdes nga ajo vijë që bën ndarjen, ndonjëherë mjaft e hollë, mes dashurisë dhe miqësisë. Puna ju streson më shumë se sa pritej, nuk keni pse ta teproni.
Horoskopi i Paolo Fox për Gaforren: Çfarë ndodh kur gjeni një shpirt binjak? Së shpejti do ta zbuloni. Kolegët ju respektojnë dhe ju vlerësojnë për angazhimin tuaj në punë.
Horoskopi i Paolo Fox Luani: Një ditë e hënë 12 që do të përmirësohet duke filluar nga pasditja në raportin me partnerin/en tuaj. Puna po ecën mirë, lajme të reja në horizont për muajt e ardhshëm.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Jeni ende në kërkim të një emocioni të fortë, por mos u dekurajoni, do të vijë. Puna është vërtet shumë është e domosdoshme, por mos e teproni.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Takime të papritura ju presin gjatë këtyre festave që po afrohen. Vendoseni trurin në një lloj pauze, përpiquni të shkëputeni plotësisht nga puna në orët e mbrëmjes.
Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Asgjë nuk është më e fortë se një dashuri e kaluar e paplotësuar ende, por kujdes nga fantazmat. Ka disa lajme në punë, së shpejti do të zbuloni se çfarë është.
Horoskopi Paolo Fox Shigjetari: “Nuk ka seks pa dashuri” thotë këngëtarja, por për ju nuk është njësoj. Një biznes i ri pritet, në sajë të Jupiterit të qëndrueshëm tek shenja juaj, për në muajt e ardhshëm.
Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi: Diçka nuk shkon me partnerin/en tuaj, por është më mirë t’i shtyni diskutimet për të martën. Puna po ecën përpara, por ju nuk jeni plotësisht të kënaqur.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Duhet ta kërkoni dhe ta gjeni vetë ekuilibrin tuaj, atë që ju ka munguar deri tani. Shpërblimi për punën tuaj të palodhur do të vijë me vitin e ri.
Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: E shkuara del në sipërfaqe, rishfaqet dhe bëhet e tashmja juaj: përpiquni të mos i jepni shumë hapësirë, kërkoni “të renë”. Puna nuk ju kënaq siç kishit shpresuar, por me vitin e ri do të ketë mundësi të reja.