Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Këtë javë do jeni shumë më të vendosur dhe të bindur plotësisht për të hedhur hapa para. Mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Do kaloni vetëm momente të bukura pranë partnerit dhe as që do mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Ju beqarëve do ju rëndojë pafund vetmia dhe kjo mund t’iu shtyjë të bëni gjëra të gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Shihni vetëm përpara këtë javë dhe mos merrni mundimin ta ktheni kokën mbrapa. Tregohuni më të ndershëm me të gjithë dhe nuk do keni probleme. Jupiteri do e mbroje jetën tuaj në çift dhe do kaloni plot momente të këndshme së bashku me partnerin. Kujdes duhet të bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu shkaktojë probleme.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Javë shumë e mirë do jetë kjo për të gjithë. Lëreni mënjanë egon dhe mundohuni t’i bëni gjërat sa më mirë. Bashkëpunimi në çift do jetë i fortë në çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni të qëndroni më tepër kohë pranë njeri-tjetrit. Ju beqarët do jeni mjaft joshës dhe do bëni për vete persona të shumte. Midis tyre mund të jetë edhe ai që do iu ofrojë një jetë të qetë dhe me momente të lumtura.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Planetët do ju nxitin të merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj jave. Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta konsoliduar situatën. Marrëdhënia me partnerin do jetë fantastike pas të martës dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do kënaqeni pafund pasi do arrini ta bëni për vete një person që ju bënte rezistence prej kohesh.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Dëgjojeni zemrën këtë javë dhe lëreni veten të drejtoheni prej saj. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xhelozë sepse do vuani në të ardhmen.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Këtë javë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni mjaft të sigurt për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, duhet patjetër të bëni ndryshime sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamasë. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Gjatë kësaj jave nuk do jeni më nën presion për asgjë dhe mund të filloni disa projekte të mëdha. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Gjatë kësaj jave do jeni shumë energji dhe gjallëri. Do e merrni çdo gjë me optimizëm. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë e veçantë. Do kaloni plot momente romantike së bashku me partnerin tuaj dhe emocionet gjithë kohës do jenë pozitive. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi ta teproni me kërkesat për të gjetur princin e kaltër pasi askush nuk është perfekt dhe pa të meta.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Këtë javë prioritet do ketë familja, fëmijët dhe të afërmit. Do ju kushtoni edhe më shumë rëndësi atyre. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni edhe më tepër jetës tuaj sentimentale dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e ngrohtë. Të kaluarën e trishtë e të mbushur me probleme do e lini njëherë e mirë pas krahëve. Ju beqarët do ndihmoheni nga Venusi dhe do e gjeni me shpejt nga sa mendonin princin tuaj të kaltër.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Gjatë kësaj jave do ju realizohen të gjitha ëndrrat dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marre vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Hidheni pak krahëve të shkuarën e hidhur këtë jave dhe ecni përherë me skema. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje me partnerin sepse sjellja e tij do iu duket e papranueshme. Do kishit preferuar që ai të tregohej më i hapur me ju. Më në fund, falë mbështetjes së Venusit edhe ju beqarët do mund të takoni personin ideal. Jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Herë pas here do ju dalin edhe probleme gjatë kësaj jave, megjithatë falë të afërmve do mund t’i kaloni të gjitha. Jupiteri do e mbrojë jetën sentimentale për ju të dashuruarit dhe do kaloni plot momente të këndshme së bashku. Kujdes duhet të bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu shkaktojë vërtet probleme.