Dashi
Edhe nëse nuk keni pasur ndonjë plan për të filluar diçka të re, një ofertë për të çuar më tej karrierën tuaj ose mundësia për të studiuar një degë që ju ka interesuar gjithmonë është një mundësi që nuk do dëshironi ta refuzoni.
Demi
Disa probleme në lidhje me punën nuk do të zgjidhen aq lehtë ose aq shpejt sa kishit shpresuar. Shefi juaj ose dikush në një pozicion të lartë nuk do t’ju japë ndihmën ose informacionin që ju nevojitet, dhe ju do të detyroheni t’i merrni me iniciativën tuaj.
Binjakët
Një zyrtar i lartë pret përgjigje të drejta për një situatë të fundit. Ndershmëria do të jetë politika më e mirë. Në punë dhe në shoqëri, ka shumë të ngjarë të fitoni mbështetjen që kërkoni duke qenë diplomatë, duke qëndruar të vendosur në qëllimet tuaja.
Gaforrja
Çdo moment tjetër do të kishit qenë të kënaqur që do të fillonit një sipërmarrje që ka qenë në prapavijë prej disa kohësh. Tani që është dhënë miratimi, mendoni se do të ishte më mirë të shtyhej më tej deri në Vitin e Ri.
Luani
Mbështetja për një projekt ka rënë dhe pyetja tani është nëse duhet gjetur mënyra për të nxitur sipërmarrjen dhe për të gjetur interesa të reja apo për t’i dhënë fund. Ka vend dhe kohë për të adresuar dhe korrigjuar problemet e së shkuarës. Kjo mund të jetë zgjidhja e kësaj dileme.
Virgjëresha
Një projekt i ri nuk ka nivelin e duhur të detajeve të kërkuara nga zyrtarët dhe nuk do të pasqyrojë të gjitha informacionet. Kur vjen puna për të fituar mbështetje, një koleg i lartë do të duhet të ndërhyjë. Sa më shpejt të publikohet diçka, aq më shpejt do të hiqen dyshimet.
Peshorja
Mund të keni probleme me energjinë elektrike ose një pajisje teknike. Edhe një ekspert mund të duket i hutuar për të gjetur shkakun. Ju mund të përplaseni me dikë me të cilin keni humbur lidhjen shumë kohë më parë në një festë Krishtlindjesh. Një mesazh nga e kaluara do të jetë kuptimplotë.
Akrepi
Duhet të jesh i kujdesshëm. Dikush do të përpiqet t’ju tërheqë në një polemikë të shëmtuar, por ju do të ndiqni instiktin tuaj dhe nuk do të përfshiheni. Me afrimin e mbrëmjes do të rritet dëshira për privatësi.
Shigjetari
Sjellja mashtruese e një kolegu është e vështirë të besohet. Tani e kuptoni se ata nuk kanë qenë të sinqertë me ju dhe do të jeni më të kujdesshëm për atë që do të ndani me ta në të ardhmen. Është e qartë se atyre nuk mund t’u besohet.
Bricjapi
Një ofertë interesante do të tërheqë interesin tuaj të menjëhershëm. Ju e dini se kjo është një mundësi që nuk do të dëshironi ta humbisni. Një rival dëshiron të dijë se çfarë jeni duke bërë. Instinktet tuaja do t’ju thonë të shmangni këdo që mund t’ju krijojë telashe.
Ujori
Miqtë për të cilët kishit shpresuar për mbështetje kanë ndryshuar mendim. Nuk duhet të presësh shumë prej tyre. Një partner po refuzon të marrë një vendim kur një situatë ka nevojë që dikush të ndërmarrë veprime vendimtare. Do t’ju duhet të merreni me të gjitha.
Peshqit
Jeni ende në pritje të miratimit të dikujt për të nisur një projekt. Nëse ata nuk ju kthehen së shpejti, mund t’ju duhet të prisni deri në vitin e ardhshëm për t’i vënë në veprim këto plane. Meqenëse kjo lloj vonese ju bezdis, mund të vendosni të vazhdoni pa miratimin e tyre.