Kandidati i Partisë Demokratike për “Primaret” në Bashkinë e Tiranës, Fatmir Merkoçi, ka reaguar pas rezultateve të dala nga procesi i votimit gjatë ditës së djeshme.
Përmes një reagimi në Facebook, Merkoçi shprehet se në këto zgjedhje ka humbur e djathta konservatore.
Ai shton se në “Primare” fitoi servilizmi, mosmirënjohja dhe interesaxhiu, duke shtuar se vota ka qenë tërësisht e komanduar.
Reagimi i Merkoçit:
Anëtar të P.D.
Vota e komanduar gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje.
Faleminderit per komunikimin e shumtë që po bëni me mua
Në këto zgjedhje, nuk ka humbur Fatmir Merkoçi. Ka humbur e djathta konservatore që u trumpetua me të madhe.
Ka humbur vizioni,
Ka humbur fitorja.
Ka demoralizuar çdo antar për të kontribuar realisht pasi, parti nuk njihet vlera
Fitoi mosmirnjohja, servilizmi, interesaxhiu.
Sot fitoi propoganda e Edvinit, dhe e sorosjanve brënda P.D.
Tashmë mos u bëni pishman për qokën që bëtë, atyre që ju komanduan
E vërteta vret Por unë jam mësuar me armiqt e të vërtetës
Nesër mos u ankoni siç keni bërë vazhdimisht ndër vite
Kujdes spiunët