Valentin Lleshi, 35 vjeç është arrestuar ditën e sotme në Laç pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Mësohet se 35-vjeçari nga Kurbini është dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale. Lleshit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim.

Ai do të ekstradohet drejt Italisë dhe për këtë po vijojnë proceduarat nga ana e Interpol Tiranës në bashkëpunim me autoritetet italiane. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.