Qamil Taja, autori i vrasjes mizore të së dashurës së tij 19-vjeçare, është rrëfyer dje para gjykatës së Pireut një ditë pas krimit. Ai ka mbërritur në Gjykatën e Pireut pak pas orës 10:30 të mëngjesit nën masa të rrepta sigurie dhe ka qëndruar në zyrën e hetimit për më shumë se 2 orë.
Prokurori e ka akuzuar për vrasje me dashje në gjendje të vetëdijshme, ndërsa avokati i shqiptarit në deklarimet e tij ka theksuar se 25-vjeçari është i penduar dhe i dërrmuar nga përfundimi tragjik.
“Ai kërkoi dhe iu dha një afat për të kërkuar falje. Më ka shprehur pendimin për krimin. Ai është i shkatërruar. Nuk do të doja të bëja një deklaratë të parakohshme nëse klienti im ka qenë apo jo nën përdorimin e drogës”, avokati i shqiptarit, Christos Divanidis. Sipas informacioneve, 25-vjeçari pretendon se mes tij dhe të dashurës, Kristjana Brakja, ka pasur sherre dhe shpërthime xhelozie ndërsa një prej këtyre sherreve përfundoi në tragjedi për vajzën. Ai mësohet të jetë shprehur para togave të zeza se ka qenë një mesazh në telefonin e vajzës që ka bërë që ai të humbasë toruan dhe ta çojë drejt vrasjes.
Kujtohet se pas krimit, 25-vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat dhe është dorëzuar duke rrëfyer se ka vrarë partneren e tij. Ai ka pohuar para efektivëve se ishte xheloz për 19-vjeçaren dhe se kishte përdorur kokainë, para se të merrte armën dhe ta qëllonte dy herë në kokë. “Kam ardhur të dorëzohem. Unë vrava partnerin tim. Ajo ka vdekur në shtëpi”, mësohet se i riu ka thënë në polici, sipas informacioneve të Mega.