Aksident me vdekje ne zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit.
Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli dhe ka goditur për vdekje shtetasin me inicialet B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.
Për pasojë janë plagosur dhe dy vajza, që ishin pasagjere në mjet.
NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.
Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.