Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka zbarkuar ditën e sotme në Drimadhes, Dhërmi në kuadër të operacionit për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Bëhet me dije se IKMT do të shembë një objekt katër katësh në Drimadhes, i cili është pa leje, ndërsa nuk bëhet e ditur se në pronësinë e kujt rezulton ndërtesa.
Mësohet se bëhet fjalë për një sipërfaqe rreth 2100 metra katrorë.Sipas informacioneve shpërthimi i kontrolluar do të kryhet ditën e dielë rreth orës 15:30, ku ndërtesa do të hidhet në erë me rreth 10 kilogramë lëndë eksplozive.