Poli Hoxha u shpreh tha se ngjarja e djeshme ku u dhunua kreu i PD-së, i interesonte më shumë Sali Berishës sesa Edi Ramës.
“Zakonisht në ngjarje të tilla ndiqet linja se kush përfiton. Për mendimin tim kryeministri Edi Rama nuk besoj se përfitonte. Nga ana tjetër në mënyrë indirekte mendoj që edhe z.Berisha dhe lëvizjes së tij i intereson. Nga pikëpamja individuale Berishës nuk i interesonte”, u shpreh ai.
Më tej Poli Hoxha e konsideroi shumë të rëndë dhe të turpshme ngjarjen e djeshme dhe theksoi se duhet hetim.
“Berisha ka të drejtën e vetë të mos shkojë, kjo është e vërteta pavarësisht me ngjyrimet politike. Ai nuk ka bërë denoncim dhe madje tha që të lirohet fatkeqi.
Ngjarja është shumë e rëndë dhe turpshme dhe autoritetet duhet ta hetojnë deri në fund. Ishte një ngjarje kriminale e dhunshme për moshën në radhë të parë dhe më pas si politikan. Duhet të presim hetimin sesi ka ndodhur ngjarja”, u shpreh gazetari.