Në orët e vona të së hënës është ndërprerë greva e urisë që po zhvillohej nga një përfaqësie të personave me aftësi të kufizuara prej mëngjesit të së shtunës në ambientet e zyrave të shoqatës së paraplegjikëve në Elbasan.
Ndërprerja e grevës së urisë ka ardhur pas zhvillimit të një takimi me grevistët e urisë me zëvendës ministren e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale e cila u ka premtuar grevistëve se brenda këtyre ditëve të fundit të vitit do t’u kalohen të gjitha pagesat e ndaluara, ndërkohë që janë krijuar lehtësira të tjera.
Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ka premtuar krijimin e grupeve të posaçme të kontrollit mjekësor që do të shkojë t’u bëjë kontrollet e nevojshme nëpër banesat e gjithsecilit prej invalidëve të prekur nga ndryshimet e fundit ligjore. Kujtojmë që këto ndryshime që sollën reagim të forta të PAK janë justifikuar me ekzistencën e një VKM-je e cila sipas grevistëve të urisë që nuk u bë transparente asnjëherë.
Sikurse është bërë publike edhe nga pasqyrimi i grevës së urisë invalidëve që nga tetori 2022 atyre u ishte hequr financimi i paketës higjieno-sanitare si edhe u ishte përgjysmuar pagesa e paaftësisë. Mjaft pret tyre janë persona pa asnjë mundësi rikuperimi apo shërimi e të vlerësuar si invalidë të përjetshëm.
Por me ndryshimet ligjore të muajve të fundit janë prekur një numër i konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë Shqipërinë. Gjithsesi greva e urisë është ndërprerë, por zv.ministrja u ka deklaruar se PAK do rikomisionohen dhe do të vlerësohen rast pas rasti.