Ish kryeministri i Italisë Romano Prodi është nderuar nga Universiteti i Mjekësisë me titullin ‘Honoris Causa’. Në fjalën e tij u shpreh se është i nevojshëm ndërmjetësimi në këtë situatë lufte kur gjendja është kritike.

“Kam lidhje të fortë. Nisi në një moment tejet të vështirë. Nuk i harroj dot ato momente të vështira. Erdha dhe pashë Tiranën dhe kuptova se gjërat ndryshojnë. Mund të ndryshojnë. Merita ime më e madhe është që kam vendosur një marrëdhënie respekti dhe barazie e jo varësie. Marrëdhënia jonë ka shumë pak ose raste të ngjashme në histori. Sot BE ka një ngërç me zgjerimin. Por unë e kam thënë se duhet një zgjerim i shpejtë dhe asokohe më kritikuan por sot e kuptuan rëndësinë e zgjerimit pas agresionit rus. Sot veç zgjerimit kemi energjinë ushqimin inflacioni siguria lanë në hije zgjerimin.

Dhe Europa nuk e kapi momentin historik të zgjerimit, dhe historia kalon vetëm njëherë. Situata është kritike.

Besoj se sot duhet ndërmjetësim. Ndërmjetësim si ai që bashkoj armiq të përhershëm si Franca me Gjermaninë. Kjo duhet të ndodhi edhe në Ukrainë. Unë besoj se ne italianët kemi shprehjen e bukur për të qenë sa më efikas, tagliatelet duhet të jenë të gjata, por fjalimet të shkurtra”, tha Prodi.