Pas ngjarjes së ndodhur në protestën e opozitës ku 31-vjeçari Gert Shehu kalon thuajse pa asnjë pengesë rojet që kujdesen për sigurinë dhe qëllon me grusht Sali Berishën, ka patur reagime të shumta.

Për t’u mos anashkaluar janë dhe ato që vijnë nga truprojat që më parë janë kujdesur për sigurinë e personaliteteve të ndryshme.

Ish-truproja i Fatos Nanos ka shkruar se fajin për incidentin e kanë ata që zëvendësuan profesionistët e trajnuar në vende si Izraeli me militantë partie, duke ju referuar këtu politikës së viteve të fundit.

“Ohh sa e dua Gardën e Republikës.. Kam kaluar 15 vjet aty…por sot për ty Komandant shpreh urrejtje dhe zemërim.

Arsyeja? Ti u tregove i paaftë.. Hoqe mijëra oficer, nën oficer të përgatitur dhe i zëvendësove me militantë…

A e di ti o komandant që unë dhe shumë si unë mbaruam kurse në Egjypt dhe më të mirët kurse në Izrael”, shkruan Tori Agolli, një nga personat që është kujdesur për sigurinë e ish-liderit socialist, Fatos Nano.